Bashkëpunim me Bashën apo Bardhin? Çuçi: Do trokasim në zyrën që njeh ligji
Kryetar i grupit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në një konferencë për mediat foli rreth prioriteteve që grupi që ai drejton do të ketë në parlament. I pyetur se me kë do të bashkëpunojë nga partia demokratike, Çuçi tha se do të bashkëpunojë me atë që njeh ligj.
Në konferencën e parë si kryetar i grupit parlamentar të partisë socialiste, ai listoi disa prej prioriteteve që grupi që drejton do të ketë këtë sesion të ri parlamentar. Një nga çështjet e mbetura pezull është reforma zgjedhore dhe vota e emigrantëve.
“Besoj se ne do të jemi 100 % të angazhuar që të gjejmë një formulë e cila është lënë edhe si detyrë nga Gjykata Kushtetuese që t’i përshtatet Shqipërisë. Nga ana tjetër do vazhdojmë të këmbëngulin që me reformën zgjedhore të adresojmë pa humbur kohë tashmë votën e emigrantëve,” – tha Çuçi.
Avokati i Popullit është me një kryetar që i ka përfunduar mandati pasi partitë politike në kuvend nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Por Bledi Çuçi beson se me opozitën do të zgjidhet kjo çështje.
“Jam besimplotë që me opozitën do arrijmë të gjejmë një figurë që jo vetëm do vij sigurisht me propozim nga opozita por që të jetë dinjitoze për atë institucion aq të rëndësishëm siç është avokati i popullit,” – deklaroi ai.
I pyetur se me kë grup parlamentar të partisë demokratike do të bashkëpunojë, duke ju referuar Lulzim Bashës apo Gazment Bardhit, Çuçi dha këtë përgjigje.
“Ne do trokasim në zyrën në radhë të parë që ka përfaqësinë ligjore për t’u trokitur dhe në radhë të dytë që është i prirur që të bëjmë më të mirën për Shqipërinë, pastaj se ku e cakton zyrën opozita ajo është cështje e opozitës, nuk është punë jonë. Do ta shihni shumë shpejt se kë njohim.”
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)