Bashkia e Shkupit anulon tenderin për zbukurimet e fundvitit

18 Dhjetor 2021 | 22:00

Në sheshin qendror të Shkupit ka filluar vendosja e pemës të Vitit të Ri dhe disa dekorimeve modeste.

Për dallim prej viteve të tjera kur qyteti i Shkupit ishte i zbukuruar tërësisht me zbukurime të ndryshme për festat e fundvitit, këtë vit duket i zymtë për shkak numrit të vogël të zbukurimeve në sheshin kryesor të qendrës.

Kryetarja e Shkupit ka vendosur që ta anulojë tenderin për dekorimin e qytetit sepse ka kushtuar shumë dhe ka thënë që kriza energjetike na shtynë që të anulojmë këtë tender dhe ato para t’i shfrytëzojnë për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

Në sheshin” Maqedonia” është parashikuar një festë e vogël me artistë vendas dhe hedhje fishekzjarrësh, por bashkia ka paralajmëruar se shpenzimet do të jenë modeste.

Qytetarët e Shkupit nuk e fshehin indinjatën për mungesën e dekorimeve festive.

“Asnjëherë nuk është dukur më keq. Ja e shihni që nuk ka asgjë. Nuk e arsyetoj këtë gjë sepse në shesh të zbrazët shëtisim çdo ditë, duhej zbukurim për fundvit”, thotë një qytetar.

“Nuk ka asgjë të bukur. Asgjë. Por nëse është ideja për t’i shfrytëzuar paratë për diçka tjetër të mirë atëherë në rregull”, thotë një tjetër.

Ka prej tyre që vlerësojnë se një hap i tillë ishte duhur të merrej qëmoti.

“Duket shumë bukur. Mjaftojnë këto. S’ka nevojë për dekorime të tjera dhe nuk e kuptoj përse ka nevojë që të blihen dekorimet çdo vit të reja dhe të harxhohen aq para. Nëse në shtëpi i përdorim të njëjtat me vite dhe i ruajmë përse nuk munden edhe këta por paguajnë nga 250 mijë euro në një kohë varfërie të skajshme”, tha një qytetare.

Para se Danella Arsovska të vinte në krye të qytetit të Shkupit, kishin nisur procedurat e tenderimit për dekorimin e kryeqytetit në një vlerë prej 240 mijë eurosh, por kryebashkaikja e re, e anuloi me arsyetimin e krizës energjetike.

Disa kompani vendase u ofruan për të zbukuruar sheshet e Shkupit, por deri tani shumë pak drita janë ndezur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026