English

Bashkitë dhe qeveria 110 milionë € detyrime të papaguara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Buxheti i shtetit dhe bashkitë vazhdojnë të akumulojnë detyrime të prapambetura ndaj bizneseve dhe individëve.

- Advertisement -

Në fund të vitit të vitit të shkuar, vlera e borxheve të institucioneve publike arriti në 110 milionë euro. 

Shumicën e tyre e ka pushteti vendor me 55 milionë euro detyrime ndaj palëve të treta.

Detyrimet me të mëdha i ka bashkia Kavajë me 6.8 milion euro, ndjekur nga Tirana me 5,4 milionë dhe Vora me 4,2 milionë euro.

Bashkia e vetme që nuk ka akumuluar borxhe është ajo e Korçës.

Ministritë kanë në total 50 milionë euro borxhe, ku dominojnë ato për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largimet e padrejta nga puna. Vetëm ky zë kap vlerën e 26 milionë eurove, ndërsa investimet për punë publike, të cilat kanë qenë gangrena kryesore e buxhetit janë ulur në 6 milionë euro.

Detyrimet më shqetësuese janë ato të ujësjellësve, të cilat arritën në 4,7 milionë euro në fund të vitit nga 2,5 që ishin në muajin shtator.  

Detyrimet e prapambetura janë vetëm për fatura te pranuara nga shteti dhe nuk llogariten ato të arbitrazheve që ka humbur Shqipëria. Bashkë me to, detyrimet totale të buxhetit, pa llogaritur bashkitë, arrijnë në 206 milionë euro.

Kjo e çon borxhin publik nga 73,1 në 74,4% të prodhimit kombëtar në fund të vitit 2021.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×