Bashkitë kanë 5.5 mld lekë borxhe, rriten detyrimet e prapambetura
Bashkitë në Shqipëri kanë 5.5 mld lekë borxhe të pashlyera për biznesin dhe qytetarët. Borxhet janë rritur me 700 mln lekë në fillim të vitit.
Tabela e Ministrisë së Financave tregon se në fund të marsit 2024, pushteti vendor kishte një stok borxhi të papaguar ndaj bizneseve dhe qytetarëve, në vlerën e 5.5 miliardë lekëve. Nga këto, 2.8 mld janë detyrimet për firmat që kryejnë investime publike, 390 mln lekë për punonjësit e larguar padrejtësisht nga puna, të cilat kanë fituar gjyqe për këtë arsye dhe 1.2 mld për shpenzime të tjera, si miërmbatje, mallra e sigurime shoqërore.
Bashkia Tiranë është ajo që kryeson listën, me 1.17 mld lekë borxhe, ndjekur nga Kavaja Durrësi, Vorë dhe Lezha. Pjesa me e madhe e stokut të borxhit në këto bashki është për investime, ndërsa vihet re, se në raport me fundin e vitit 2023, këto bashki nuk kanë mundur ta ulin këtë borxh.
Nga ana tjetër, ka edhe bashki, si Korça, Kolonja, Hasi e Pusteci, të cilat i shlyejnë detyrimet në kohë dhe në këtë periudhë kanë një stok të papërfillshëm.
Të dhënat e Ministrisë së Financave, tregojnë se gjatë viteve të fundit, pavarësisht nga luhatjet mujore, pushteti vendor ka përparuar në drejtim të uljes së stokut të detyrimeve të prapambetura.
Bashkia Tiranë është ajo që kryeson listën, me 1.17 mld lekë borxhe, ndjekur nga Kavaja me 818 milionë lekë borxhe, më pas renditet bashkia Durrës, detyrimet e secilës regjistrohen në 421 milionë lekë, Bashkia Vorë me 363 milionë lekë dhe Lezhë me 334 milionë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen