Bashkohen çështjet Berisha-Malltezi, kur pritet të shqyrtohen masat e sigurisë

4 Mars 2024 | 13:36

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit  ka bashkuar çështjen e ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, në lidhje me kërkesat e bërë prej tyre për masat e sigurisë.

Gjykata vendosi që kërkesat e Berishës dhe Malltezit për të ndryshuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, do të bashkohen dhe do të shqyrtohen në një seancë të vetme gjyqësore

Në këtë mënyrë seanca për shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të Malltezit këtë të hënë u ndërpre dhe të dyja kërkesat do të shqyrtohen  më datë 08 mars në orën 09.00.

Në arsyetimin e bërë publik, GJKKO njofton se bashkimi i dy çështjeve u krye pasi ato ndodhen në të njëjtën gjendje dhe shkallë procedimi pranë të njëjtës gjykatë.

“Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Jamarbër Malltezi. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi” kishte marrë dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore, dokumentuar nëpërmjet kopjes së fletëthirrjes, të nënshkruar personalisht nga ana e tij me shënimin Nuk do jem personalisht. Do përfaqësohem nga avokatët”.  Për sa më sipër, gjykata e konsideroi njoftimin si të kryer, duke qenë se rezultoi i shprehur edhe vullneti i tij lidhur me të drejtën për të mos marrë pjesë në gjykim (ndodhur në kushte e  masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ) dhe vijoi gjykimin në mungesë të kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, duke u mbrojtur interesat e këtij të fundit nga ana e avokatit të zgjedhur me prokurë të posaçme.

Pasi gjykata ftoi palët për të parashtruar kërkesat paraprake, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 246/6 të K.Pr.Penale,  u paraqit informacioni 2 mujor për personat nën hetim Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha, si dhe njëherazi u kërkua  që të procedohej me bashkimin e dy cështjeve gjyqësore në një të vetme, me kërkues Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, me objekt revokim mase sigurimi, sipas nenit 92 të K.Pr.Penale, kërkesë për të cilën mbrojtësi i zgjedhur i kërkuesit, dakortësoi qëndrimin e prokurores si dhe kërkoi kohë për tu njohur me informacionin.

Për sa më sipër, gjykata bazuar në nenet 79, 92 të K.Pr.Penale vendosi të bëjë bashkimin e dy kërkesave penale, në një të vetme me nr.125, datë 23.02.2024, pasi çmoi se çështjet ndodhen në të njëjtën gjendje dhe shkallë procedimi pranë të njëjtës gjykatë.

Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën: 08.03.2024, ditë e premte, ora 09.00, për t’i lënë kohë avokatit që të njihet me informacionin me shkrim të paraqitur nga ana e prokurorisë,  në kuadër të nenit 246/6 të K.Pr.Penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026