Bayerni fiton me vështirësi, Sane goditet me shpullë nga trajneri kundërshtar
Bayerni vijon ndjekjen ndaj Leverkusenit kryesues të Bundesligës gjermane, me bavarezët të cilët mposhtën minimalisht Union Berlin. Një përballje e dominuar në çdo aspekt nga të besuarit e Tuchel, por me shumë raste të shpërdoruara përpara portës kundërshtare. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por me disa mundësi të mira nga vendasit.
Në fraksionin e dytë, ishte Guerreiro ai i cili kaloi në avantazh Bayernin, shënim me vlerën e 3 pikëve. Në minutën e 55 ishte Harry Kane ai që do të dyfishonte rezultatin, por me sistemin VAR që e anulloi golin për pozicion të parregullt. Deri në fund tentativat e të dyja skuadrave rezultuan jo të suksesshme, me ndeshje ne mbyllur në shifrat 1-0.
Një episode i pakëndshëm u regjistrua gjatë kësaj përballje, ku protagonist ishte sulmuesi Leroy Sane. Ky i fundit u godit me shpullë nga trajneri kundërshtar kroati Bjelica. Sulmuesi gjerman shkoi të merrte topin për të ekzekutuar një rivënie anësore, aty ku pas një debati u godit me shpullë nga trajner i Berlinit, me anësorin që iu kthye në të njëjtën mënyrë. Gjyqtari i ndëshkoi të dy protagonistët, me të kuq trajnerin dhe me kartonin e verdhë Leroy Sanenë, ndërsa edhe disiplina pritet të veprojë në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qëlloi portierin që i dëmtoi të birin, kërkon falje babai i sulmuesit të kombëtares
- I dëmtoi djalin, babai i futbollistit të kombëtares futet në fushë, qëllon portierin
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)