“Bazuar në mashtrime e propagandë”, profesori: Historia e Serbisë është plagjiaturë

24 Dhjetor 2023 | 15:53

Profesor Nikollë Berishaj ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar gjerësisht situatën politike në Ballkanin  Perëndimor. Ai u ndal edhe te zgjedhjet të cilat pak ditë më parë u realizuan në Serbi.

Ai tha se edhe vetë Bashkimi Evropian, pati një qasje shumë negative ndaj mënyrës se si u bënë zgjedhjet në Serbi. Sipas tij e njëjta gjë po ndodh edhe në Malin e Zi, pasi duket se Serbia,  kisha e saj po ndikon fuqishëm.

Sipas Berishaj, Serbia gjithnjë ka qenë e lidhur ngushtë me propagandën e madje edhe historinë e saj e ka “gënjeshtër” mbushur plot propagandë.

“Opinion i e di se edhe vetë historia e Serbisë është plagjiaturë, rrenë e kulluar që nga mitologjia e saj, nga lufta e Kosovës edhe këtej. Gjithçka është e bazuar në një mashtrim të popullit, në një propagandë që populli, sidomos ai i thjeshti e gëlltit shumë thjesht. Me 100 euro që u jepen fëmijëve dhe atyre të shkollave të mesme para zgjedhjeve dhe pensionistëve duke e shtirë një të vërtetë të tyre se Serbia na qenka shteti më me prosperitet i Evropës sot për sot.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026