‘BDI duhet të mendojë për një tren shqiptar’ sipas analistit

31 Tetor 2021 | 19:42

Analisti Ben Andoni shprehet se zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po tregojnë konsum të LSDM-së së Zoran Zaev.

Ai thotë se do të ketë turbulencë politike pasi VMRO-DPMNE duket se do të jetë fituesja e zgjedhjeve.

“Ishte e paimagjinueshme që VMRO-DPMNE që të rritej kaq shpejt. Nëse pushteti lokal do të kalojë te VMRO-DPMNE do të ketë probleme për pushtetin qendror”, tha Andoni.

Sipas tij “mund të ketë një shkarje të BDI drejt VMRO-DPMNE” duke rikthyer koalicionin e para disa vitesh.

Për partitë shqiptare ai tha se BDI do të mbetet sërish parti e parë, por paralajmëroi se faktori shqiptar nuk do të forcohet pa një bashkëpunim më të ngushtë.

“BDI si parti që udhëheq do të ishte shumë mirë që të mendonte për një tren shqiptar. Janë 16 komuna ku shqiptarët janë dominancë, duhet të mobilizohen”, përfundoi Andoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026