BDI e kriminalizuar, duhet larguar nga çdo pushtet, thotë kryebashkiaku i Gostivarit
Bashkimi Demokratik për Integrim është i kriminalizuar dhe duhet larguar nga çdo pushtet, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Aleanca për Shqiptarët.
Arben Taravari, njëherazi dhe kryetar i bashkisë së Gostivarit deklaroi për “Balkan Talks” në Euronews Albania se të gjitha institucionet në Maqedoninë e Veriut janë BDI-zuar.
“Nuk kam asnjë mllef ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim. Është në pushtet më shumë se 20 vjet. Imagjinoni 20 vjet edhe të ishte fantastike çdo gjë, mendoj se është shumë,” – u shpreh Taravari.
Sipas tij stacionet policore në RMV janë kthyer në shtabe partiake dhe BDI bashkë me gjithë institucionet që ka në qeveri ushtron presione të jashtëzakonshme dhe shitblerje të vazhdueshme të votave. Në këto kushte nuk mund të themi se BDI ka fituar zgjedhjet, në këndvështrimin e Taravarit.
Kryebashkiaku i Gostivarit u shpreh se raundi i balotazhit do të jetë i lehtë dhe s’do të ketë nevojë për konsultime me spektrin e gjerë politik.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo