BE dënon gjuhën e anëtarit të LVV në KQZ ndaj mediave

4 Dhjetor 2025 | 14:04

Bashkimi Evropian, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe të tjerë e kanë dënuar gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi, anëtar i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ndaj mediave, pasi ai i kishte cilësuar ato si “kriminale” dhe “vrasës me pagesë”.

Në një reagim në Facebook, Zyra e BE-së në Prishtinë bëri thirrje të enjten t’i jepet fund një gjuhe të tillë, duke shtuar se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike.

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë (OSBE) tha se sjellja e Kurteshit ndaj gazetarëve ishte e “papranueshme”.

“Liria e medias dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për demokracinë e Kosovës. Përfaqësuesit politikë në institucionet e pavarura duhet t’i mbajnë standardet më të larta të profesionalizmit dhe respektit”, tha OSBE në Facebook.

Çfarë ndodhi?

Gjithçka nisi në një mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 2 dhjetor, kur Kurteshi nuk i lejoi gazetarët të merrnin pamje afër tryezës së Komisionit dhe kërkoi që mediat të vendosen në atë që ai e quajti këndi i mediave.

Por, ishte gjuha e përdorur nga ai gjatë diskutimit të nxehur me gazetarë që nxiti reagime.

Me një ton të ashpër, Kurteshi iu kërkoi me këmbëngulje gazetarëve të largohen në atë që tha se ishte këndi i tyre dhe iu drejtua si “mediat që po bëjnë shpifje shumë të mëdha”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) reagoi menjëherë duke thënë se “Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve” dhe i bëri thirrje LVV-së së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, “ta ndalojë këtë praktikë”.

“AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi”, shkroi organizata në Facebook më 2 dhjetor.

Kurteshi, më pas, shkoi në Facebook dhe bëri kritika të ashpra ndaj AGK-së, duke e cilësuar atë si “Aleanca e Grupeve Kriminale (AGK) në mbrojtje të vrasësve me pagesë!”.

Ai madje tha se AGK-ja po i mbron “pronarët e altoparlantëve të krimit të organizuar dhe dezinformimit”, duke i renditur me emër disa media, pronarët e të cilave i cilësoi si “vrasës me pagesë”.

Kurteshi po ankohej për mënyrën se si ishte mbuluar incidenti i tij me gazetarët në mbledhjen e KQZ-së më 2 dhjetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026