BE dënon sulmin ‘barbar’ rus, përgatit sanksione të reja
Liderët e Bashkimit Europian do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë.
Ngrirje asetesh, ndalimin e bankave ruse në tregun financiar të Europës dhe sulme ndaj ‘interesave të Kremlinit’ për shkak të ‘sulmit barbar’ ndaj Ukrainës, ishin disa prej sanksioneve të paralajmëruara nga zyrtarët e lartë të enjten.
Forcat ruse sulmuan disa qytete në Ukrainë, pasi Presidenti Vladimir Putin autorizoi ‘një operacion special ushtar në lindje’.
“Presidenti Putin është përgjegjës për kthimin e lufës në Europë”, deklaroi shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke shtuar se BE do ta ‘mbajë përgjegjës për këtë akt’.
“Përmes një pakete do të shënjestrojmë sektorë strategjikë të ekonomisë së Rusisë duke bllokuar qasjen e tyre në teknologji kyçe dhe në treg”, tha Von der Leyen.
The sanctions will target strategic sectors of Russia’s economy.
We will freeze Russian assets in the EU and stop access of Russian banks to our financial market.⁰
This is designed to take a heavy toll on the Kremlin’s ability to finance war. pic.twitter.com/Gjz2jDlzM4— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 24, 2022
BE miratoi një sërë sanksionesh të mërkurën, përfshi dhe ndaj politikanëve rusë si dhe ndaloi tregtinë me dy krahinat që u vetëshpallën të pavarura, Luhansk dhe Donjeck.
Masat e reja, të cilat do të diskutohen dhe në samitin që do të mbahet sonte në mbrëmje mes liderëve të BE, janë ‘paketa më e ashpër e sanksioneve të vendosura ndonjëherë’, tha shefi i politikës së jashtme Josep Borrell.
“Këto janë orët më të errëta për Europën që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore”, tha ai.
BE po planifikon të ndërmarrë një paketë të re ndihmash për Ukrainën, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad
- 21:14 Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
- 20:43 Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
- 20:39 Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi
- 20:32 Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad