SHBA dhe BE mbështesin zgjatjen e Vetingut

10 Shkurt 2022 | 10:02

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mbështesin zgjatjen e mandatit për organet e Vetingut në Shqipëri.

Këtë e bëri të ditur ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila publikoi një deklaratë të përbashkët për shtyp të Delegacionit të BE dhe Ambasadës së SHBA në vend.

Në deklaratë thuhet se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe Vetingu luan një rol kryesor në këtë reformë. Për këtë arsye, zgjatja e Vetingut është e nevojshme sipas përfaqësuesve të BE dhe SHBA në Shqipëri.


Sot në Kuvend votohet për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të Vetingut.

Edhe Partia Demokratike ka vendosur të votojë në Parlament pro shtyrjes së afateve për organet e Vetingut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026