BE paralajmëron sanksione ndaj bankës më të madhe ruse
Bashkimi Evropian planifikon të vendosë sanksione për bankat më të mëdha ruse.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për mediat gjermane.
“Po shikojmë për masa të tjera në sektorin bankar, sidomos Sberbank, që përbën 37% të sektori bankar rus”, tha von del Leyen për “Bild”.
Von del Leyen thotë se BE po punon për “mekanizëm të zgjuar” për të përfshirë dhe naftën në sanksionet e radhës, raporton ‘Reuters’.
SHBA ka vendosur disa sanksione për Sberbank dhe disa banka të tjera në Rusi.
Për këtë bankë gjithashtu edhe Mbretëria e Bashkuar ka përcaktuar masa kufizuese.
Mbretëria e Bashkuar është shprehur se do të ndalojë të gjithë importin e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të 2022.
Në raundin e pestë të sanksioneve, BE ka bërë me dije një numër kufizimesh përfshirë “ndalimin e të gjithë transaksioneve” për katër banka që dominojnë 23% të sektorit bankar në Rusi.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:16 Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 08:11 Një front i ri po hapet në luftën e Iranit, nafta përballet edhe me bllokadën e ngushticës Bab al-Mandeb
- 08:10 Sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik, SHBA heton përfshirjen e mundshme të Rusisë
- 08:02 Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën
- 07:58 Kaos në Kinë nga tajfuni Bavi, momenti kur tornadoja ngre në ajër një makinë (VIDEO)
- 07:48 Trump paralajmëron Iranin: Do të bombardojmë urat dhe termocentralet pas çdo sulmi në Hormuz