“BE po avantazhon Serbinë në këtë moment”, deklarata e fortë e Nurellarit

13 Mars 2023 | 13:24

Analisti Adri Nurellari është shprehur se ndërkombëtarët kanë ndryshuar qëndrim në lidhje me marrëveshjen.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ndërkombëtarët kanë parë një qeveri të papërgjegjshme ndërsa ka fajësuar Kurtin për tensionet e krijuara në Veri të Kosovës.

Sipas tij Serbia është tashmë pala e rëndësishme për Perëndimin.

“Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtar ka qenë që të sigurojë një marrëveshje finale që siguron njohjen. Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtar është ndryshuar në mënyrë radikale sepse kanë parë një qeveri kosovare të papërgjegjshme. Ka qenë Kurti që është tallur me negociatat. Kurti e ka çuar situatën deri në tensione në veri të Kosovës.

Kurti shkaktoi tensione që bëri që partnerët ndërkombëtarë të ndryshojnë qëndrim ndaj Kosovës. Partnerët ndërkombëtar nuk po bëjnë presion për njohje po  vetëm që të ketë një dialog. Ndërkohë Serbia gradualisht është duke u dakorduar me qëndrimet perëndimore të Perëndimit. Serbia është tashmë pala më interesante për Perëndimin. Kosova ka humbur një opurnitet shumë të madh”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026