BE premton 500 milionë euro ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

13 Maj 2022 | 13:05

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka premtuar 500 milionë euro të tjera në mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Ai beson se një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim për një embargo ndaj naftës ruse.

Borrell tha se mbështetja ushtarake do të ishte për armë të rënda si tanke dhe artileri dhe do të çonte ndihmën e bllokut në rreth 2 miliardë euro, raporton Reuters.

Joseph tha me optimizëm se një embargo e BE-së për naftën ruse mund të arrihet gjithashtu në ditët në vijim.

“Jam i sigurt se do të kemi një marrëveshje. Na duhet dhe do ta kemi. Duhet të heqim qafe varësinë e naftës nga Rusia. Nëse nuk ka marrëveshje në nivelin e ambasadorëve, atëherë të hënën ministrat kur të mblidhen duhet të japin shtysën politike”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026