BE shton emra të rinj në listën e zezë të sanksioneve ndaj Rusisë
Ambasadorët e Bashkimit Evropian morëm vendim të mërkurën për sanksione të shtesë kundër Rusisë, duke i shtuar disa individë dhe subjekte në paketën e re të listës së zezë, e cila u hartua si përgjigje kundër pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini, pothuajse katër vjet më parë.
Edhe pse kjo nuk është paketë e gjerë sanksionesh që përfshin masa kufizuese ndaj sektorëve kundër Moskës si në të kaluarën, blloku i ka përqendruar masat tek pesë individë të përfshirë në biznesin global të naftës, me synimin për ta goditur Rusinë ndërsa ajo tregton nën kufirin e çmimit të naftës të vendosur nga vendet e G7-ës, i cili aktualisht është 47.6 dollarë për fuçi.
Në dokumentin zyrtar, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, në listën e zezë është futur biznesmeni azerbajxhanas Talat Safarov.
Safarov është shef ekzekutiv i 2Rivers Group, një kompani për tregtimin e naftës me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila, sipas Brukselit, është aktive në transportin dhe eksportin e naftës ruse, veçanërisht nga gjiganti shtetëror energjetik Rosneft, duke fshehur prejardhjen e vërtetë të naftës.
Biznesmeni pakistanez, Murtaza Ali Lakhani, është gjithashtu objekt i sanksioneve pasi konsiderohet se kontrollon “anije që transportojnë naftë të papërpunuar ose produkte të naftës, me origjinë nga Rusia ose të eksportuara nga Rusia, duke përdorur praktika të parregullta dhe me rrezik të lartë në transport detar”.
Këto praktika përfshijnë përdorimin e anijeve pa sigurim të rregullt dhe fikjen e pajisjeve të gjurmimit detar gjatë lundrimit.
Tre individë rusë dhe katër kompani janë sanksionuar gjithashtu.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes