BE të sakrifikojë për ta ndalur Rusinë, ambasadori ukrainas për Euronews
Vendet e Bashkimit Europian duhet të jenë të përgatitura të bëjnë sakrifica në ekonomi, si dhe të miratojnë embargon ndaj gazit rus, tha Vsevolod Chentsov Ambasadori i Ukrainës në BE në një intervistë për Euronews.
Deklarata e tij vjen në periudhën e një ngërçi diplomatik mbi vendimin e embargos, masa më e ashpër dhe më me pasoja prezantuar nga unioni që prej fillimit të luftës në Ukrainë.
Mosmarrëveshja kryesore qëndron tek afati ambicioz i parashikuar nga Komisioni Europian: tërheqje e plotë nga nafta ruse në 6 muaj, si dhe nga nënproduktet e naftës deri në fund të këtij viti.
Hungaria, Sllovakia, Çekia dhe Bullgaria kanë kërkuar të bëhen disa përjashtime, në mënyrë që të kenë më shumë kohë të përshtatin sistemet e tyre energjitike, dhe të sigurojnë alternativa të tjera furnizimi.
“Ne mendojnë se ky solidaritet, që është shprehur haptazi, duhet shndërruar në vepra. Deri më tani, Bashkimi Europian ka qenë mjaft i bashkuar për sanksionet. Ne shpresojmë se do të tejkalohet kjo krizë e embargos së naftës”, tha ambasadori Chentsov për gazetaren Efi Koutsokosta pasditen e së martës.
“Ne shpresojmë që vendimmarrësit në Hungari dhe në vendet e tjera, si njerëz që janë, të kuptojnë se ç’po ndodh në Ukrainë. Ata mund t’i shohin vetë aktet mizore rreth Kievit e qyteteve të tjera. Kështu që, mendoj se në mënyrë që Rusia të ndalet, vendet anëtarë të BE duhet të jenë gati për disa sakrifica, përfshi dhe në ekonomi”, tha ai.
I pyetur nëse është i zhgënjyer që diskutimet kanë ngecur, ai u përgjigj “po jemi të zhgënjyer, sepse bëhet fjalë për luftën tonë të përbashkët kundër diktaturës, kundër agresorit”.
Sipas ambasadorit ukrainas, hapi i radhës që BE duhet të ndërmarrë është vendosja e embargos për gazin, një propozim që është hedhur poshtë nga shumë shtete anëtare të cilat i druhen një recesioni i cili do ishte i pashmangshëm.
Sipas tij, sanksionet e BE janë efikase, por shtoi se nuk janë të mjaftueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 15:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Ankara për samitin e nivelit të lartë
- 15:20 Ukraina pranon mungesën e mbrojtjes, forcat ajrore: Nuk interceptuam asnjë raketë balistike ruse
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare