Begaj i drejtohet Kushtetueses: Hiq pezullimin e dekretit, lejo zgjedhjet në Tiranë

15 Tetor 2025 | 18:10

16 ditë nga seanca plenare publike në “Kushtetuese” për çështjen “Veliaj”, presidenca bën parashtrimet e saj.

Ajo i kërkon trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të heqë pezullimin e dekretit dhe të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve për kryebashkiak në Tiranë. Madje në parashtrimet e saj i kërkon gjykatës të përcaktojë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme vendore për kryeqytetin.

Për shkak se pezullimi ka pamundësuar zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës, të urdhërojë në përfundim të seancës KQZ-në për përgatitjen e zgjedhjeve për këtë bashki në datën që do të përcaktojë Gjykata Kushtetuese, datë e cila nuk duhet të jetë më e hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Po aq presidenca i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë ankimin e bërë nga kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës Erion Veliaj se përcaktimi i datës së zgjedhjeve për Tiranën është në shkelje të nenin 115 të Kushtetutës.

Të vendosë në përfundim të seancës rrëzimin e kërkesës së Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës

Jo vetëm presidenca por edhe Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese parashtrimet e tij për vendimin e shkarkimit të Erion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Vendimi i qeverisë është ankimuar në gjykatë me pretendimin se është shkelur kushtetuta. Shqyrtimi i dy ankimeve nga gjykata do të nisë në fund të tetorit, ku është paralajmëruar edhe mundësia e pranisë fizike të Erion Veliaj në sallën e “Kushtetueses”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurie për 11 persona

Prokuroria e Beratit ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 11 persona, të cilët dyshohen...
10:17 | 10/07/2026

Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili u ekzekutua me armë zjarri...
09:42 | 10/07/2026

40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Durrësit. Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 32-vjeçare. Policia bën...
09:30 | 10/07/2026