Begaj në Slloveni: Mbështetje dialogut Kosovë-Serbi, i shërben paqes në rajon
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Slloveni, ku po merr pjesë në takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka shpërndarë foto nga takimi, Begaj shprehet se temë e diskutimeve ishin nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe zgjerimi në BE.
Begaj përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi për të cilin shprehu mbështetje të plotë dhe sipas tij, i shërben sigurisë dhe paqes në rajon.
“I nderuar të merrja pjesë sot në takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, platforma më e lartë politike në Ballkanin Perëndimor. Shumë e rëndësishme të diskutonim hapur për nxitjen e bashkëpunimit rajonal si dhe dërgimin e mesazhit të përbashkët se procesi i zgjerimit është tashmë një cështje gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
Një rrugë e përshpejtuar e afrimit me BE-në është e domosdoshme tashmë. Mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndueshme dhe që i shërben paqes, sigurisë dhe progresit në rajon”, shkruan Begaj në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë