“Begaj noter”- Çani: Kjo është e vetmja agjenci që s’kontrollon dot Rama në Shqipëri
Moderatori Arian Çani është shprehur se kryeministri Edi Rama ka kapur thuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri.
Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, ku tha se e vetmja agjenci që nuk kontrollon kryeministri Rama është Federata Shqiptare e Futbollit, për të cilën tha se as nuk e dominon, po as nuk e ka kundërshtare.
Ai shtoi gjithashtu se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, marrë shkas edhe nga dekretimi i sotëm i ligjit për Komisionet Hetimore, është noter i kryeministrit Rama.
“Po të bëjmë sot një bilanc të pushteteve në Shqipëri, kjo qeveri nuk ka nën kontroll vetëm FSHF. Por nuk e ka armike. Tani duket sikur janë në një lloj detante, pasi më parë e kishte armike. Pra të vetmen agjenci që nuk kontrollon dot është furbolli.
Pra kemi një president noter. Thelbi nuk është të kërkojmë se cila do të jetë sjellja e Begajt nesër.
Nuk i dihet se ndoshta nesër ndërron qëndrim, i vjen një dallëndyshe të veshi e i thotë që bjeri Ramës. E zëmë se në një moment Rama nuk do të ikë pas 2030 dhe gringot i thonë të ikë nga pushteti. Atëherë çfarë do bëjnë gringot? Do fuqizojnë opozitën dhe Begajn”, tha Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë