Begaj takon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, temat e diskutuara

7 Qershor 2024 | 14:03

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të premte në një takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak.

Presidenti theksoi gjatë bisedës se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë në nivele shumë të larta në të gjitha fushat. Begaj vlerësoi se në siguri dhe mbrojte ka një bashkëpunim të shkëlqyer mes dy vendeve.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ai e falënderoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Gürak, për ndihmën në vazhdimësi të edukimit dhe trajnimit të efektivave ushtarakë shqiptarë.

Kreu i Shtetit i përcolli Gjeneral Gurak vlerësimet për kompletimin e ushtrisë shqiptare me dronët Bayraktar, si dhe ndihmën e dhënë ndaj Kosovës me mbështetjen për Forcën e Sigurisë dhe përmes FKOR-it, ku Turqia ka aktualisht komandën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin A.K, i akuzuar për vrasjen e dy...
16:31 | 30/06/2026

Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

Shtetasit e Kinës, Rusisë dhe Turqisë hyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor pa viza dhe më pas përpiqen të vazhdojnë udhëtimin drejt Bashkimit Evropian, paralajmëron...
12:44 | 30/06/2026