Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin: Të jetojmë në harmoni fetare
Presidenti, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në xhaminë e Ballies në Elbasan ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Fitër Bajramin.
Gjatë vizitës në xhaminë e Ballies, Begaj u takua me myftiun e Elbasanit, Agim Duka ku shprehën urimet për më shumë begati, mbarësi dhe paqe mes shqiptarëve.
Për mediat, presidenti Begaj u shpreh se shqiptarët duhet të trashëgojnë në breza harmoninë fetare që kanë si një vlerë të madhe njerëzore.
“Zgjodha të jem në Elbasan për të uruar të gjithë besimtarët mysliman gëzuar Fitër Bajramin. Pas një muaj të madhërishëm të Ramazanit, besim taret me lutjet e tyre ata janë më afër Zotit dhe do të jenë qytetarë të denjë për familjen e tyre dhe shoqërinë.
Jam në xhaminë e mrekullueshme të Elbasanit, e rindërtuar në të njëjtin vend ku në 1608 Hasan Balliu e ndërtoi për herë të parë dhe në 1967 u shkatërrua dhe falë Zoti u rindërtua sërish në të njëjtin vend. Këtu besimtarët jetojnë në harmoni të plotë fetare si në të gjithë vendin, është vlerë e madhe njerëzore të cilën duhet ta ruajmë dhe ta trashëgojmë. Uroj mirësi e begati për çdo shqiptarë dhe besimtarë”.
Në këtë vizitë të parit të shtetit iu dhurua nga imami i xhamisë një Kuran qabeje që i dhurohen personaliteteve botërore. Xhamia e Ballies është një xhevahiri kulturor dhe fetar, ku sot priti besimtarët për faljen e Namazit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë