Begaj vizitë zyrtare në NATO më 7 mars

Bajram Begaj
3 Mars 2023 | 16:22

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në NATO, më datë 7 mars.

Kreu i Shtetit do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me  zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

“Temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti. Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e Presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026