Behrami: Vendimi për Salih Mustafën në këtë moment i shërben Serbisë
17 Dhjetor 2022 |
13:00
Artan Behrami, analist politik, ish-këshilltar i Hashim Thaçit e cilësoi skandaloz vendimin e gjykatës speciale për të dënuar me 26 vjet burg ish-komandantin e UÇK Salih Mustafa.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se dhënia e vendimit në këtë moment do t’i shërbejnë axhendës së Serbisë në negociatat me Kosovën.
“Momenti i zgjedhur për të dhënë një vendim të tillë dhe masa kaq e lartë është politike, ka efekte politike dhe do t’i shërbejë axhendës së Serbisë edhe në negociata. Shumëkush e ka ndërlidhur me procesin e dialogut se Serbia është munduar ta akuzojë palën kosovare dhe ndërkombëtarët vazhdimisht janë munduar të krijojnë narracionin se të dy keni qenë viktima dhe të përfshirë në krim”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burg për krime lufte
- SHBA reagon pas dënimit të Salih Mustafës: Nuk është vendim ndaj UÇK apo Kosovës
Lajme të Sugjeruara
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci ka bërë me dije përmes një njoftimi në Facebook dhunën që i është ushtruar nga truprojat e Albin Kurtit....
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aishe Haklaj deklaroi të premten se familja e saj ka ende besim te SPAK....
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini nuk do të tërhiqet nga gara e 14 majit, pavarësisht sulmeve të bëra nga Sali...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë