Bejko: Berisha e Meta kartë e djegur, po mbajnë regjimin e Ramës gjallë

1 Nëntor 2022 | 12:29

Pedagogu Rolando Bejko është shprehur se PD është e ndarë dhe kjo jo vetëm për shkak të zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bejko theksoi se për Sali Berisha e ndau PD me dhunë.

“Ne jemi të ndarë jo vetëm për çështjen e zgjedhjeve lokale. Unë nuk jam për bashkim sepse ne na ndajnë aty gjëra kryesore. Problemi është aty është Berishizmi gjallë . E ndau PD me dhunë. Krijoi lëvizjen  e tij të Foltores, që vetëm Rithemelim nuk është.

Ne na godasin për të goditur Ramën, imagjino ca opozita bëhet aty.  Qëllimi i tyre është të jenë të parët në opozitë. U bënë bashkë me Metën dhe janë dy karta morale të djegura”- theksoi Bejko.

Më tej ai theksoi se regjimin e Edi Ramës e mban gjallë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Regjimi i Edi Ramës duhet të ik një orë e më par , po kush e mban regjimin e Rmës në pushtet , e mban Berisha e Meta, sa kohë të jenë ata aty Rama do të jetë në pushtet. Në momentin që do ik Berisha e Meta, në atë moment fillon diskutimi për largimin e Ramës”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026