Bejko: Zgjedhja e Dumanit revoltoi Ramën e Berishën, Meta u tregua më i përmbajtur
Pedagogu Roland Bejko ka theksuar se kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL Ilir Meta janë bashkë edhe kur zihen.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se fakti që Altin Dumani u zgjodh kreu i ri i SPAK, revoltoi Ramën e Berishën, ndërsa sipas tij Meta u tregua më i përmbajtur.
“Ata mbajnë njëri-tjetrin, e kam fjalën për Ramën, Berishën dhe Metën. Fakti që u zgjodh kryetari i ri i SPAK dhe Berisha e Rama e humbën qetësinë e tyre ndërsa Meta u tregua më i përmbajtur, kjo do të thotë se ata të dy kanë më shumë frikë”- tha Bejko.
Ai foli dhe për situatën brenda PD, duke thënë se kjo parti është e ndarë; ndërsa ka theksuar se nuk e kupton pse Berisha kërkon të futet te grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeaj, grup të cilin para disa kohësh deklaroi se nuk e njeh.
“Tani është fakt që PD është e ndarë. Kjo pjesa e ‘Foltores” e ka përjashtuar Alibeajn dhe ne të tjerët. Demokratët donin shpresë e në këto kushte ndërtuan një realitet të tillë që janë vetë viktima të këtij realiteti. Vetë Berisha nuk e pranon Alibeajn dhe grupin nuk e njeh; çfarë kërkon të futet te ky grup? Të marrë dhe të formojë grupin e vet. Ky është realiteti, PD është e ndarë”- theksoi Bejko.
Ai u ndal sërish te tre liderët politikë duke theksuar se Berisha, Rama e Meta luajnë fort në arenën politike.
“Të tre palët si Berisha, si Rama, si Meta nuk i flasin opinionit publik që është përtej militantëve te vet. Rama e di se me militantët, me patronazhistët i fiton zgjedhjet duke pasur Berishën përballë dhe një opozitë dhe PD të ndarë. Të tre luajnë fort në arenë në mënyrë që të forcojnë radhët brenda vetes.”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla