Raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave grek dhe kjo për shkak të çështjes “Beleri”, që prej muajsh është kryefjalë e mediave.
Së fundmi, media greke, ‘Kathimerini’, në një artikull me titull: “Greqi – Shqipëri: Përfshirja afatgjatë me Belerin”, thekson se Athina është në pritje të lëvizjes së radhës të Edi Ramës.
“Athina është në pritje të nismës së radhës të qeverisë së Edi Ramës për të kapërcyer përfshirjen afatgjatë në marrëdhëniet greko-shqiptare, e cila ka si shkak kryesor ndalimin e zgjatur të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri. Pak para Krishtlindjes, zoti Rama kishte shpallur në fakt shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili megjithatë është humbësi i zgjedhjeve të majit të kaluar. Nga Goro fillimisht u bë e ditur se ai synon të largohet nga posti, ndërsa zoti Rama ishte në sy të tri zgjidhjeve”, shkruan media greke.
Më tej thuhet se Athina zyrtare është në konsultim të vazhdueshëm me Fredi Belerin.
“Athina është padyshim në konsultim me Belerin, pasi po kërkohet një raport në një çështje që shkon shumë përtej marrëdhënieve greko-shqiptare dhe, siç është parë kohët e fundit, ka ndikuar edhe në diskutimin e përgjithshëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, pas lëvizjeve të fundit të kryeministrit Rama, disa analistë dhe gazetarë në Shqipëri besojnë se kryeministri në fakt po përpiqet t’u hapë rrugën zgjedhjeve të përsëritura në Bashkinë e Himarës”, thuhet më tej në shkrimin e gazetës helene.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vijojnë sulmet ndaj kritikëve të Putinit, aleatja e Navalny-t dënohet me 9 vjet burg
- S’depozituan kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës, reagojnë avokatët e Berishës