Belinda Balluku më e votuara nga kandidatët socialistë në Tiranë

28 Prill 2021 | 16:57

Ministrja në detyrë e Infrastrukturës, Belinda Balluku, rezulton më e votuara në Tiranë nga kandidatët socialistë për legjislaturën e re.

Teksa janë numëruar votat për preferencën e kandidatëve në 180 nga 1,243 qendra votimi në Tiranë, Balluku rezulton më e votuara me 5,102 vota – rreth dyfishin e votave të kandidatit më të afërt, që rezulton të jetë Fatmir Xhafaj, dhe pesëfishin e kandidates grua më të afërt, që rezulton të jetë Elisa Spiropali.

Prirja e votës për qytetarët që i kanë besuar socialistëve deri në orën 16:00 të ditës së sotme është kjo:

Në qarkun e Tiranës PS ka marrë 226,842 vota (48.67%) kundrejt 182,335 votave (39.12%) që ka marrë PD, – kliko këtu për të parë rezultatin në hartën interaktive.

Sipas përllogaritjeve, nga 36 mandate, socialistët fitojnë 18 dhe nga lista e kandidatëve të propozuar do ta fitojnë mandatin vetëm 18 të renditurit sipas kryesisë, me ndonjë ndryshim në renditje nëse ndokush nga lista poshtë numrit 18-të do të mund të thyejë herësin.

Herësi është mesatarja që i është dashur partisë për të siguruar një mandat për deputet. Në rastin e PS-së herësi është 12,602 vota, që do të thotë që për kandidatët poshtë numrit 18 nga lista fillestare duhet që të grumbullojnë më shumë se 12,602 vota për të diskutuar një vend në listën fituese.

Vlen të thuhet se rregullorja parashikon që vendi në renditje i një gruaje të shkëmbehet vetëm nga një grua dhe jo nga një burrë pavarësisht rastit nëse do ketë më tepër vota.

Thënë këtë – nëse do të mbahet kjo prirje – kandidatë si Fatmir Xhafaj (23), Ornaldo Rakipi (30), Pandeli Majko (19), Halit Valteri (35) dhe Eljo Hyska (33) janë seriozisht në diskutim për të zbritur poshtë emra si Arben Pëllumbi (8), Toni Gogu (11), Fidel Ylli (15) apo Eduard Shalsi (18).

Garë e fortë pritet të jetë edhe për kandidatet Mimi Kodheli (21) dhe Dallëndyshe Mici (22) të cilat mund të zbresin poshtë Najada Çomon (2) dhe Ermonela Valikaj (13).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
21:56 | 15/07/2026

Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar për mediat debatin e zhvilluar me anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, gjatë mbledhjes së forumit. Berisha...
21:31 | 15/07/2026