Belinda Balluku: Si doli formula e çmimit të energjisë
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, në emisionin “Now” në Euronews Albania ka shpjeguar se si doli formula e çmimit të energjisë për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat energji në muaj.
Balluku tha se konsumi i energjisë 800 KW në muaj është vendosur në bazën e një analizë ndërsa tha se kanë bërë të gjithë ekspertizën se sa energji harxhon një familje në muaj.
“E para ne jemi akuzuar që nga fillimi që po bënim një gabim, ishim duke mbrojtur të gjithë abonentët, pa diferencuar konsumin e nevojshëm nga konsumi i luksit. Kam dëgjuar politikanë dhe ekspertë që thoshin që me paratë e taksapaguesve të mbrohej dhe ata që kanë pishinat.
I hymë një analize shumë të thellë, morëm të gjithë target grupeve e abontentëve, dhe dolëm në një rezultat, pasi bëmë të gjithë ekspertizën se sa harxhon një familje për të gjitha pajisjet. Madje janë futur dhe pajisje të tjera, që jo çdo familje i përdor. Është konsideruar që kondicioneri do përdoret çdo ditë.”- tha ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij