Bellingham mungon edhe ndaj Japonisë, Tuchel jep detajet
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë të ditur se mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, nuk do të aktivizohet as në ndeshjen miqësore ndaj Japonisë që do të luhet në Wembley.
Në një deklaratë për BBC-në, Tuchel theksoi se lojtari është ende në proces rikuperimi nga një dëmtim muskulor dhe nuk do të rrezikohet.
“Nuk do të rrezikojmë me Jude, sepse ai po rikthehet nga një dëmtim muskulor dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, tha ai.
Bellingham nuk luajti asnjë minutë në miqësoren e parë të së premtes ndaj Uruguajit, e cila përfundoi në barazim 1-1, madje ai nuk ishte as në stol. Kishte spekulime se trajneri mund ta linte pushim për ndeshjen e dytë, por tashmë është konfirmuar se ai nuk do të jetë pjesë e saj.
Mesfushori anglez pësoi një këputje muskulore në kofshën e pasme të këmbës së majtë në muajin shkurt, gjatë një ndeshjeje kundër Rayo Vallecano. Ai ka bërë vetëm një paraqitje të shkurtër në ndeshjen e fundit të ligës ndaj Atletico Madrid, ku u aktivizua si zëvendësues.
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)