“Beqaj çdo të premte në SPAK”, Ferhati: Ja ç’po ndodh me dosjen e ish-ministrit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte pasditen e sotme në SPAK lidhur me dosjen e sterilizimit.
Gazetari Eni Ferhati, i cili mundi t’i shkëpuste edhe një deklaratë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ministrja, ndryshe nga zyrtarë të tjerë që paraqiten në SPAK nuk shoqërohej nga ndonjë automjet apo avokat.
Ai u shpreh se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja për të njëjtën dosje paraqitet çdo të premte në Prokurorinë e Posaçme, një masë e butë kjo siç tha, në raport me zyrtarë të tjerë që për të njëjtën dosje janë në burg.
“Beqaj paraqitet çdo të premte në SPAK me vendim gjykate. Ai e ka çështje të veçuar në raport me afatet e gjykimit nga dosja e parë, që u bë edhe nën një preson mediatik. Beqaj në një farë mënyrë u amnistua disi edhe sa i përket masës së dhënë ndaj tij, pasi zyrtarë të tjerë janë në burg lidhur me këtë dosje”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë