Beqaj flet në gjykatë: Procedimi për sterilizimin nuk duhej të niste, është hetuar

21 Maj 2025 | 13:45

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dëshmuar këtë të mërkurë në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Gjatë seancës, Beqaj kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes dhe pavlefshmërinë e vendimit të gjyqtares, Daniela Davidhi, duke e cilësuar çështjen si të “gjykuar” dhe pa arsye për rinisjen e hetimeve.

“Kërkoj pushimin e menjëhershëm të çështjes. Ky procedim nuk duhej të niste fare, pasi është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës dhe është mbyllur nga prokurori Endrit Bimi në vitin 2016,” deklaroi Beqaj para trupës gjykuese.

Ai e kundërshtoi akuzën për vjedhje, duke theksuar se “nuk ka asnjë shifër konkrete që të mbështesë këto akuza” dhe se hetimi i kryer nga SPAK kishte nxjerrë vetëm shpërdorim detyre.

Sipas Beqajt, Ministri është anëtar i Këshillit të Ministrave, një organ kolegjial.

“Unë nuk jam subjekt i kompetencës së SPAK-ut, siç përcaktohet nga dispozita përkatëse. Ju lutem, lexoni dispozitën. Kjo çështje është trajtuar dhe nuk ka arsye që të rihetohet. Si ka mundësi që unë qenkam koka e krimit sepse jam informaticien, sipas gjyqtares Davidhi? Akti i gjyqtares gjatë seancës paraprake është një tejkalim i kompetencës së saj. Ajo nuk është e autorizuar të ngrejë akuza; kjo është përgjegjësi e Prokurorisë”, tha Beqaj.

Po ashtu ish-ministri lexoi para gjykatës direktivat e Bashkimit Europian dhe ligjin shqiptar mbi të drejtat e të pandehurve. Ai gjithashtu theksoi se avokati i caktuar për mbrojtjen e tij ishte njohur me dosjen voluminoze vetëm dy javë më parë dhe nuk e kishte takuar kurrë personalisht gjatë kohës që ai ndodhej në qeli.

“Po i lutem kryetarit të Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, ta verifikojë këtë situatë. Ky avokat është njohur me dosjen vetëm në gjykatë, ndërsa mua nuk më ka takuar asnjëherë,” tha Beqaj.

Aktualisht, Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak për çështjen e sterilizimit, ndërsa ndodhet në paraburgim për dosjen “SASPAC” në lidhje me fondet e Bashkimit Europian.

SPAK ka ngritur disa akuza ndaj Beqajt si: korrupsion pasiv i funksionarëve publikë, mashtrim, falsifikim dokumentesh, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026