English

Beqaj shpërthen ndaj gjyqtares: S’mund të kriminalizosh qeverinë e Ramës, as PS-në

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dështuar në përpjekjen e bërë në gjykatë për të përjashtuar gjyqtaren Flojera Davidhi nga shqyrtimi i dosjes së tij.

- Advertisement -

Kërkesa bazohej në argumentin se gjyqtarja nuk ka dhënë arsyetimin për rëndimin e akuzës nga “shpërdorim detyre” në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Çështja pritet të shkojë drejt vendimit përfundimtar për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Në sallën e gjyqit, Beqaj ka këmbëngulur për një proces të zakonshëm, duke deklaruar se është i gatshëm të rrëzojë akuzat përmes provave të plota.

Gjatë seancës, ish-ministri ngriti akuza të ashpra ndaj gjyqtares Davidhi. Ai ka theksuar se mosdhënia e një vendimi të argumentuar e ka lënë atë në pamundësi të një mbrojtjeje efektive.

Në një deklaratë të gjatë, ish-ministri mbrojti koncesionin e sterilizimit dhe theksoi se as një dënim me burgim të përjetshëm nuk do të mund të njolloste kontributin e tij 33-vjeçar në politikë dhe qeverisjen socialiste.

Fjala e ish-ministrit në seancën e sotme:

“Ju e shkatërruat procesin, hetimet dhe akuzën në mënyrë të parikuperueshme dhe, përmes heshtjes suaj të paligjshme, na keni vendosur në pamundësi mbrojtjeje efektive për fakte që nuk janë në akuzë dhe që ju nuk i shpjegoni se ku i keni parë dhe me çfarë provash i mbështesni si fakte.

I gjithë ky proces penal, siç e kam deklaruar në këtë sallë në mënyrë të përsëritur, ka nisur si proces politik, ka vijuar si hetim politik dhe edhe ju, e nderuar gjyqtare, me vendimin e datës 23 dhjetor 2024, vendosët një gur të rëndësishëm në themelet e politizimit të kësaj çështjeje penale. Meqenëse unë, Ilir Beqaj, nuk mund të dilja i paakuzuar në këtë çështje penale dhe meqenëse ju e konstatuat se as shkelja e barazisë në tender, as shpërdorimi i detyrës dhe as korrupsioni pasiv nuk qëndronin, shpikët akuzën e vjedhjes dhe të grupit të strukturuar kriminal. Të siguroj se unë do t’i çmontoj edhe këto dy akuza. Por dua të deklaroj se edhe ju jeni bërë pjesë e inkuizicionit ndaj meje.

Së dyti, të siguroj se edhe sikur me vdekje apo me burgim të përjetshëm të më akuzosh apo të më dënosh, nuk do të mund të zhbësh kontributin tim 33-vjeçar në jetën publike të vendit dhe as të njollosësh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime. Por edhe nuk do të mund të njollosësh dhe as të kriminalizosh as qeverinë e Edi Ramës dhe as Partinë Socialiste.

Pas 5 vitesh hetime, rezulton se gjykata ka pranuar se objekti i kontratës ishte një nevojë publike e shëndetësisë shqiptare. Prokuroria e Posaçme nuk gjeti elemente të veprës penale të shkeljes së barazisë në tender. Prokuroria e Posaçme nuk gjeti elemente të veprës penale të korrupsionit pasiv, as të funksionarëve të lartë, as të funksionarëve publikë.

Vendimi juaj nuk ishte i papritur për mua, edhe pse shumë mund të jenë çuditur. Ishte në vazhdën e çudirave që patën edhe 2 vendimet e gjyqtarit të hetimeve paraprake, në vendimet e qershorit dhe të tetorit 2023. Fakti se prokurorët deklaruan se nuk kanë gjetur vepër penale të shkeljes së barazisë në tender dhe fakti se edhe ju, zonja gjyqtare, e pranuat këtë deklarim të tyre, konfirmojnë pavërtetësinë e pohimeve të vendimit në fjalë të gjyqtarit Bani.

Deklaroj që ka vendosur të mos i marrë në konsideratë me vetëdije se nuk e çoj nëpërmend se nuk i di, sepse nëse do të provonim që nuk i dinë këto gjëra gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme, ky do të ishte dështimi më i madh i reformës në drejtësi. Vërtet na duhen gjyqtarë të pakorruptuar dhe të pakorruptueshëm, por më së pari na duhen gjyqtarë të aftë.

Çfarë vlere ka të jesh i pakorruptuar kur gjithsesi gjyqtari ndikohet nga presioni publik, mediatik, politik?! Dhe çfarë vlere ka kur gjyqtari nuk ndikohet nga askush, por i mungon aftësia apo dëshira për të kuptuar dhe pranuar të vërtetën dhe ligjin?

Ju, zonja gjyqtare, me vendimin tuaj vendosët t’u bashkoheni deputetëve Albana Vokshi dhe Petrit Vasili. Pas vitesh e vitesh, që fjalët “hajdut” dhe “vjedhje” janë përdorur rëndom nga politika për sulme të ndërsjella, mesa duket edhe ju vendosët t’i provoni duke u bërë pjesë e debatit politik.

U provua se gjatë hetimeve, organi i akuzës nuk ka bërë asnjë përpjekje për të gjetur prova që janë në favorin tim, edhe pse këtë e kërkon neni 8/a, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale. Flitet disa herë në dosjen hetimore për numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale në vitin 2013. Studimi i fizibilitetit përmend se janë rreth 50,000 ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa, sipas organit të akuzës, janë 63,000. Në 5 vite, organi i akuzës nuk mori mundimin të hetojë vetë se sa ka qenë realisht ky numër. Nuk ia kërkoi vetë asnjëherë zyrtarisht Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse në dosjen hetimore janë përgjigjet zyrtare të QSUT-së dhe të Spitalit Universitar të Traumës.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

  1. Ke parasysh komunistët para pushkatimit thoshnin të rrojë partia, jo Shqipëria.
    Ky është pjesë e bandës e di që gjykata 1 vitë burg dhe pasuria nuk do i preket

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?