Berat Rukiqi: Vështirë të dalim nga gjendja e keqe ekonomike pa vaksinim
Zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë është tema të cilën ka në fokus emisioni Balkan Talks në Euronews Albania.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi do tregojë ecurinë e deri tanishme dhe perspektiven afatshkurtër të zhvillimit të ngjarjeve. Sipas z. Rukiqi qeveria duhet të largojë prioritetin nga skemat sociale.
“Kemi skema sociale dhe nuk jam në favor të tyre. Mendoj se qeveria duhet të përdorë buxhetin në përkrahje te konkurrueshmëria e sektorit privat, eksportit dhe skema që nxitin investime dhe prodhuesit e vendit, aty ku kanë mungesë të ardhurash”, theksoi z. Rukiqi.
Për biznesin viti pandemik ka qenë shumë i keq duke çuar në ulje të ardhurash, këtë e tregoi dhe rënia ekonomike prej 6% sipas FMN-së. Kryetari i Odës Ekonomike shprehet se do jetë vështirë të ndryshohet gjendja e bizneseve këtë vit.
“Ky vit nuk më jep shpresë për zhvillimin ekonomik nëse nuk imunizohen qytetarët. Unë flas në emër të bizneseve dhe ata mendojnë se nuk do ndryshojë gjendja e tyre edhe pse kur ndryshohen qeveritë ka shpresë. Ata presin luftim monopolesh, barazi në treg. Në fillim të viti të kaluar duke ditur rënien ekonomike që e konfirmoi edhe FMN prej 6%, ndryshimit në qeveri dhe pritjet nga qeveria e re do e kemi të vështirë të dalim kështu si jemi, nëse nuk ka vaksinim të shpejtë të qytetarëve”, shprehet kryetari Odës Ekonomike të Kosovës.
Kryetari i Odës Ekonomike insistoi se vaksinimin është zgjidhje dhe për ekonominë.
“Ekonomia ka hyrë ne recesion vitin e kaluar dhe e konfirmoi rënie ekonomike. Ne presim veprime që të shmanget vazhdimi i kësaj krize dhe veprimi duhet të fillojë me vaksinimin. Ekonomitë globale duhet të vaksinojnë qytetarët dhe është parakusht shmangia e recesionit të gjatë”. thotë ai.
Z. Rukiqi thotë se stabiliteti politik dhe sundimi i ligjit mund të ndihmojnë ekonominë.
“Stabiliteti politik dhe zbatimi i ligjit janë kryesoret për ekonominë. Unë shoh që do ketë stabilitet politik tani që u zgjodh dhe presidentja. Sundimin e ligjit e kanë pasur pjesë të fushatës nga kabineti qeveritar dhe nëse merret seriozisht do jap rezultate në ekonomi e luftimin e konkurrencës së pabarabartë në treg”, shprehet Berat Rukiqi.
Problemet ekonomike nuk mbarojnë me përfundimin e saj sipas kryetari të Odës Ekonomike të Kosovës por duhet një plan dalje prej saj.
“Do kemi probleme edhe pas pandemisë, ka pasoja që do vazhdojnë dhe duhen menaxhuar. Gjendja financiare pas një viti pandemi është shumë e rëndë dhe duhet një plan dalje nga pandemia, e cila nuk bëhet pa vaksinim dhe duhet të ndihmojë bizneset në krizë”, thekson mes tjerash.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta