Bëri thirje për të mbështetur ISIS, Apeli i GJKKO dënon me burg ekstremistin

11 Korrik 2023 | 10:44

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin prej 2 vite e 8 muaj, për Ibrahim Lekicën, i njohur ndryshe dhe me emrin El Salih.

El Salih u akuzua nga Prokuroria e Posaçme se ka përkrahur organizatën terroriste të ISIS.

Ai është shpallur për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Ibrahim El Salih përdorte rrjetet sociale, ku me profile false i bënte thirrje qytetarëve të përkrahnin luftën në Siri, si dhë bënte thirrje ekstremiste në mbështetje të Shtetit Islamik.

Vendimi:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit I. E. S. për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

  1. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.E.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj burgim.
  2. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme…”
  • Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026