Berisha akuza ndaj Agaçit: Si nisi afera e tmerrshme 450 milionë euro
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj Ëngjëll Agaçit për çështjen e inceneratorëve.
Berisha shprehet se Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, duke shkelur ligjin ka zhvilluar procedurën me negociata të mbyllura.
“Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze. Por para se të shkojmë te ai, dua të ndalem te i dyti pas Edi Ramës. Ai është mafiozi, që unë e kam quajtur Don Agaçio Dhuratmadhi. Ky mafioz ka shkelur nga Kodi Penal, nenet e shpërdorimit të detyrës, e shkeljes së barazisë në tendera, e fshehjes së të ardhurave, e përfitimit të paligjshëm, korrupsionit pasiv, pastrimit të produkteve të veprave penale, moskallëzim krimi, etj.
Ai, në mënyrë më të papërgjegjshme, është promotor i aplikimit të procedurës me negociata të mbyllura. Po rikujtoj këtu se, detyra e tij më kryesore është një: të shikojë përputhjen me aktet ligjore të vendimeve të qeverisë. Ai ka një departament specialistësh, të sprovuar juridikë dhe ka një departament të luftës kundër korrupsionit. Por, interesi i pasurimit të tij personal, e shtyn këtë mafioz të shkruajë se, të mashtrojë se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën”, u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat.
Kryedemokrati nënvizoi se pas veprimeve të kryera nga Agaçi, filloi edhe “afera e tmerrshme mbi 450 milionë euro të vjedhura”.
“Autoriteti kontraktues nuk ka shpallur asnjë procedurë, por e ka dhënë me negociata të mbyllura si në shpellat e mafias. Këtu fillon afera e tmerrshme mbi 450 milionë euro të vjedhura”, u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 18:42 Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar