Berisha akuza ndaj Ramës dhe Xhafajt: Dua t’i marrin mandatin Salianjit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se Edi Rama bashkë me grupin mafioz Xhafaj duan t’ia marrin mandatin deputetit Ervin Salianji.
Për dosjen “Babale”, ai tha se Salianji ka denoncuar mosdorëzimin e tek autoritetet italiane të shumëkërkuarit Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm.
“Procesin ndaj deputetit Ervin Salinji, në të cilin Edi Rama dhe grupi mafioz Xhafaj duan t’i marrin atij mandatin. Ky përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare të Edi Ramës në çdo nivel. Ervin Salianji si deputet në betejën e tij, që do të bëjë çdo deputet denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane sepse ishte i dënuar me 7 vite burg si drejtues i rrjetet të Bolonjës të trafikut ndërkombëtar të drogës, i kërkuar në Venezuelë, i mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij me pushtet Fatmir Xhafaj. Ky trafikant vazhdonte punën e tij të zezë nga porti i Vlorës. Gazetarët faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafaj vazhdon të ishte drejtues i trafiqeve nga porti i Vlorës. Ai ishte i aftë të siguronte tonelata droge për tregun italian”, u shpreh Berisha.
“Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin e tek autoritetet italiane të shumëkërkuarin Geron Xhafaj. Ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafaj vazhdonte drejtimin dhe udhëheqjen e trafiqeve”, shtoi ai më tej.
Çështja ‘Babale’ ishte një ndër temat më të nxehta të debatit politik në vitet 2017-2019 gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm. Xhafaj u akuzua nga Salianji dhe Partia Demokratike se favorizoi vëllanë e tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg. Pas daljes së përgjimeve, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane duke shlyer dënimin e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri i lirë.
Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe gjykata kërkoi 1 vit burg për të.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia