Berisha akuzon Alibeajn se ka ndërhyrë për të penguar zgjedhjet në PD
Sali Berisha akuzoi kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se po nxit përçarjen në parti duke ndërhyrë për të penguar zgjedhjet e kryetarëve të degëve.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu mbrëmjen e së mërkurës, Berisha tha se me gjithë ndërhyrjet, procesi i zgjedhjeve të PD në degë po ecën mjaft mirë dhe mbi parimin e transparencës.
Berisha u shpreh se do ndërhyhet për të ndrequr parregullsitë aty ku janë raportuar duke sjellë shembullin e degës së PD në Lushnjë.
“Telefoni i prishur i Enkelejdit, që marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë s’po e pengon këtë proces që po ecën mjaft mirë. Shqetësimet e ligjshme të deputetëve që u ngritën për degë të caktuara do korrigjohen. Aty ku ka parregullsi mund të ndërhyhet dhe rregullohet. Ka pasur një problem në Lushnjë se para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi që ka funksionuar para fushatës por tani ka vlerë vetëm vota. Ka vullnet për transparencë të plotë”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë