Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Mbyllët integrimin europian të vendit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
23 Prill 2026 | 11:10

Duke folur nga seanca plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se është shkaktare e ngërçit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Integrimin europian ju e mbyllët, dërgoni poshtë e përpjetë të deleguara të diskredituara që jo vetëm nuk ju zgjidhin punë, por neverisin të gjithë ata që i takojnë, i bazoni në telefonatat hektike të një njeriu që uroj që të mos i marrë më në telefon, por nuk është ky procesi”, deklaroi Berisha në Kuvend.

Ai u ndal edhe te çmimet e karburantit, duke krahasuar situatën me vendet e rajonit.

“Nafta 150 lekë shitet në Maqedoni, sepse ajo mori masa të tjera pas rritjes së çmimeve. Për fermerët shitet shumë më lirë. E keni shndërruar në një ndëshkim për shqiptarët, a mundet parlamenti të kapërcejë këtë çështje. Mos harroni një gjë, qëndrimet që mbani ju bëjnë fajtorë”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange

Pesë trupa foshnjash të pajeta janë gjetur në banesën e një çifti në Orange, në jug të Francës, sipas burimeve lokale. Policia zbuloi mbetjet e...
12:52 | 28/07/2026

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
10:11 | 28/07/2026