Berisha akuzon Ramën për diskriminim ndaj veriut/ Protestë kundër takës së re

30 Qershor 2024 | 13:28

Në një deklaratë për median, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për diskriminim ndaj banorëve të veriut, nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë. Ai denoncon taksën e re që prek qarkun e Kukësit, një nga rajonet më të varfra të Shqipërisë.

Berisha thekson se kjo taksë dëmton gjithashtu turistët nga Kosova dhe vendet e tjera. Sipas tij, kjo taksë është e padrejtë dhe diskriminuese. Ai bën thirrje banorëve të veriut të ngrihen kundër këtij diskriminimi.

Deklarate e plotë:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot Rilindja e Edi Ramës inaguron pas 11 vitesh në pushtet, 27 kilometrat e para autostradë të nisura dhe përfunduara prej saj. Por une duke shprehur vlerësimin tim për çdo kilometër rrugë që ndërtohet në këtë vend, jam sot para jush për të denoncuar diskriminimin ekstrem, ndëshkimin që Edi Rama u bën banorëve të veriut nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë, duke vendosur aty një taksë për ardhjen e tyre në Tiranë. Theksoj këtu se për qarkun e Kukësit, qarkun më të varfër të kontinentit, i cili është rreth 38-40 vite mbrapa me të ardhura me Tiranën, kjo është taksa e dytë që ata duhet të paguajnë pas taksës së Rrugës së Komit. Por nga ana tjetër kjo taksë, është një ndëshkim për të gjithë turistët dhe vizitorët që vijnë nga Kosova, të cilët së bashku me ata që vijnë nga Mali I Zi, Muriqani dhe Hani I Hotit dhe nga Europa në këto akse, përbëjnë mbi 70% të turistëve që vijnë në Shqipëri. Për vizitorët nga Kosova kjo taksë e rrit në 17 Euro shtësë vizitën apo udhëtimin e tyre turistik në Shqipëri. Shumë kjo që nuk ekziston në asnjë vend tjetëe sado të madh të kontinentit Europian.
Ndaj dhe une ju bëj thirrje banorëve të qarqeve të veriut të ngrihen kundër këtij diskriminimi anti-shqipëtar, anti-kushtetues të Edi Ramës me taksën që ka vendosur ndaj tyre. Kjo sepse sot aktualisht në të gjitha zonat e tjera të Shqipërisë nga Tirana në Leskovik, në Qafë Botë, në Kakavijë lëvizet në autostrada dhe superstrada pa asnjë taksë. Pra është një diskriminim që ju të dashur banorë të zonave të veriut nuk duhet ta pranoni kurrsesi.
Faleminderit!

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026