English

Berisha: Ato që kam thënë unë për reformën sorosiane po i thotë edhe Elon Musk

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvillloi këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku u ndal mes të tjerash  dhe mbi reformën në drejtësi.

- Advertisement -

Kryedemokrati tha se ato që ai ka denoncuar ai për këtë reformë, tani janë përsëritur edhe nga Elon Musk, një nga njerëzit më pranë Donald Trump në administratën amerikane. Sipas Berishës, Musk ka shpallur USAID-in një organizatë kriminale, duke u rreshtuar kështu kundër asaj që ai e ka cilësuar si “reforma sorosiane” e drejtësisë në Shqipëri.

Berisha u bëri thirrje autoriteteve të analizojnë dhe shqyrtojnë aktet që ai i ka cilësuar si “superkorruptive”, duke përfshirë edhe marrëveshjen “Llagami-Yuri Kim”. Sipas tij, kjo marrëveshje ka shpërndarë fonde për ndihmë juridike dhe ka krijuar një drejtësi politike, e cila sipas Berishës, është angazhuar në një projekt të një Shqipërie pa opozitë, nën ndikimin e Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës.

“Ato që kam thënë unë për drejtësinë e re, në një mënyrë ose një tjetër, i përsëriti vetë një nga drejtuesit më kryesorë sot të administratës së SHBA, Elon Musk.

Ai e shpalli USAID-in një organizatë kriminale.

Ndër të tjera rreshtohet reforma sorosiane e drejtësisë në Shqipëri dhe jo njëherë, por janë disa publikime tani.

Por edhe po të mos ishin, ju jeni dëshmitarë se njeriu i parë që ka denoncuar 10 milionë dollarë dhënë Delina Ficos për ndihmesat juridikë privatë, është Sali Berisha para të gjithë të tjerëve.

Fatmirësisht tani qeveria e SHBA po mban qëndrim ndaj këtyre akteve superkorruptive.

E kam cilësuar atë ditë, sa kanë firmosur marrëveshjen Llagami-Yuri Kim. Çfarë do ambasadorja në atë marrëveshje? Çfarë do ajo aty? Ndan paratë. I ndan me Llagamin dhe Delinën.

Pra, unë e përshëndes vendimin e pezullimit dhe u bëj thirrje ta analizojnë se është krijuar një drejtësi politike, e cila u angazhua në misionin e një Shqipërie pa opozitë të Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës.

Kjo është e vërtetë.

Komisioni Europian, e lexova unë atë. Do bëjmë prapë punë. Do sqarojmë çdo gjë. Mos harro se është një nga aferat më të mëdha korruptive.

Nuk them se deklarata është korruptive, se ajo bëhet se duhet të ketë drejtësi, por afera në reformën e drejtësisë është një nga aferat më të mëdha.

Dhe do faktohet ajo, ne kemi durim.

Ne jemi parti e shtetit ligjor, e ligjit.

Por dje bashkëbiseduesve të mi teksa u shpjegoja, në mënyrë periodike shpreheshin se këto janë të tmerrshme. Janë jashtë imagjinatës.

A funksionon? Në qoftë se ne nuk kemi arritur akoma të zbardhim dhe të bëjmë transparencën e plotë, ne do ia arrijmë, iu garantoj unë.

Kësaj i thonë rikthim i opozitës”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?