Berisha dakord me Ramën: Samiti është ngjarje historike, ja arsyet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ra dakord me Edi Ramën se samiti i 6 dhjetorit është një ngjarje e jashtëzakonshme historike.
Ka disa arsye sipas kryedemokratit se përse ky samit është me rëndësi. Së pari sepse Europa i bën të qartë Vladimir Putinit se ky territor është i saj dhe ambiciet e tij në Ballkan janë totalisht të papranueshme.
“I bën të qartë Edi Ramës se luhatjet e tij midis hegjemonizmit serbo-rus me Ballkanin e Hapur dhe neotomanizmit të ri marrin fund. Kjo është tokë europiane e destinuar për antarësinë në Bashkimin Europian, pra nuk mund të mohohet se mesazhi i këtij samiti është i jashtëzakonshëm, ndaj dhe ne e mirëpresim atë,” – u shpreh Berisha.
Ai shtoi se ky samit është i bekuar sepse i jep mundësi popullit opozitar t’u tregojë liderëve europianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor se çfarë fatkeqësie, sipas tij, përfaqëson Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje
3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin
- 16:06 Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta