“Tirana s’u zgjodh rastësisht”, Rama para samitit: Luajtëm rolin tonë që erdhëm këtu

4 Dhjetor 2022 | 11:20

Në prag të samitit të liderëve europianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë për mediat.

Ai u shpreh se kryeqyteti nuk u zgjodh rastësisht vendi ku do të mbahet samiti. Sipas tij 6 dhjetori është një datë historike për Shqipërinë.

“Modestisht duhet ta them që kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe kemi dhënë një sërë provash se jemi gati për t’u vlerësuar dhe konsideruar ndryshe dhe këtu kam parasysh jo thjesht Shqipërinë, por Ballkanin Perëndimor në tërësi,” – u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se po përgatiten për samitin, për të luajtur përsëri rolin si Shqipëri dhe si rajon.

“Bashkimi Europian nuk është një strukturë, nuk është një institucion, nuk është një forcë që reagon si i forti i lagjes, përkundrazi, rëndësi ka të kesh të drejtë dhe të dish ta përcjellësh mesazhin mbi atë që të takon në mënyrë të kuptueshme, të qartë dhe të drejtë dhe padiskutim që zëri yt herët ose vonë, por në këtë rast më herët sesa vonë u dëgjua,” – tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt për një karikues automjetesh elektrike në Tiranë, procedohet 48-vjeçari, goditi me karrige një shtetas

Një konflikt i ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë, për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, ka përfunduar me procedim...
17:49 | 06/07/2026

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026