‘Shtetrrethimi’ për samitin e BE, Rrumbullaku: S’kemi informacione për trazira

3 Dhjetor 2022 | 15:09

Policia e shtetit nuk disponon informacione se perimetri i sigurisë i caktuar gjatë zhvillimit të samitit të BE-së do të tentohet të cënohet nga protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike.

Teksa shpjegoi edhe njëherë akset që do të jenë të bllokuara dhe në dispozicion vetëm të 32 delegacioneve që vizitojnë Tiranën, numri 1 i policisë la të kuptohet se uniformat blu janë të përgatitura për çdo skenar.

“Nuk ka asnjë lloj informacioni dhe asnjë lloj deklarate për veprime të dhunshme për të cilët ju adresoni pyetje. Nuk kemi pser të nxisim asgjë për ato që nuk shprehen dhe nuk deklarohen. Nga ana tjetër, nuk është në interes të askujt, për të pasur atë ditë, çështje të tilla”, theksoi ai.

Në takim me kupolën drejtuese të policisë 3 ditë para samitit ishte dhe ministri i brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha protesta e opozitës mund të zhvillohet vetëm jashtë perimetrit të sigurisë.

“Asnjëherë nuk kemi qenë kundër protestave, gjithmonë i kemi garantuar protestat, këtë radhë ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti, ku nuk mund të protestohet. Jashtë asaj zone, padiskutim ne do të marrim të gjitha masat që protesta të shkojë ashtu siç duhet”, u shpreh ai.

Rreth 2 mijë forca policie pritet të jenë në terren të martën. Në kordonet e perimetrit të sigurisë pritet të vendosen forcat speciale bashkë me mjetet e shpërdarjes së turmave ndërsa uniformat blu do të kalojnë në gatishmëri të përforcuar që të paraditën e 5 dhjetorit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026