Berisha del nga selia e PD-së, i drejtohet Kuvendit me deputetët dhe mbështetësit

13 Shkurt 2023 | 16:47

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe i është drejtuar Kuvendit me disa deputetë dhe mbështetës të tij.

Berishën, gjatë marshimit në këmbë drejt Kuvendit, e shoqërojnë disa deputetë demokratë, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi dhe Flamur Noka.

Kjo protestë nuk është mbështetur nga të gjithë deputetë demokratë, pasi pak më parë, kanë hyrë brenda sallës së Kuvendit deputetët të cilët mbështesin Enkelejd Alibeaj dhe kundërshtojnë Sali Berishën për kreun e PD-së.

Deputetët Saimir Korreshi, Andia Ulliri, Ilda Dhori, Dhurata Çupi, por edhe ai i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kanë hyrë së bashku në sallë.

Protesta para godinës së Kuvendit vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”

Megaproduksioni i Hollivudit “Odiseja” e Kristofer Nolan ka përdor muzikë shqiptare. Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në fb. Më poshtë postimi i...
21:32 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026