“Berisha do bëhej lider burgu”- Hoxha: Pse Rama dhe Meta s’janë më të paprekshëm

31 Dhjetor 2023 | 13:43

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se nëse do ta burgosnin ish-kryeministrin Sali Berisha, ai do të bëhej lider burgu.

I ftuar në Euronews Albania, Hoxha tha se e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Berishën nga skena politike, është në këtë mënyrë, pra ta lësh jashtë vëmendjes.

Ai tha gjithashtu se duke parë vendimin e djeshëm për Berishën, edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i PL Ilir Meta, duhet të kuptojnë që nuk janë më të paprekshëm.

“Nga dje Shqipëria ka kaluar në një etapë tjetër, dita e djeshme është një vijë demarkacioni. Unë mendoj që pas vendimit të djeshëm, Berisha ka një avantazh të moshës për të mos shkuar në burg.

Berishën po ta Berishën po ta çosh në burg merr drejtimin e burgut ai. I duhet vetëm një javë kohë. Berishën e nxjerr jashtë loje në këtë formë, duke mos i dhënë mundësinë për të qenë heroi.

Meta dhe Rama janë të rinj në moshë dhe ligji nuk i favorizon. Ata duhet ta kuptojnë se nga dje janë të cënueshëm, nuk janë më të paprekshëm. Kur ky vendim u mor për Sali Berishën, njeriun që ka dominuar skenën politike, të gjithë të tjerët janë të prekshëm”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026