“Berisha do zbatojë masën e sigurisë”, Ramaj: Ku qëndron nëse i jepet arrest shtëpie

24 Dhjetor 2023 | 12:03

Avokati Redi Ramaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha do ta zbatojë masën e sigurusë arrest shtëpie nëse ky është vendimi që do të marrë ndaj tij GJKKO të martën.

Ramaj sqaroi se me procedurë, nëse Berisha thyen masën e sigurisë arrest shtëpie ndaj tij prokuroria do të kërkojë një masë më të rëndë, që është arrest shtëpie, gjë që siç tha nuk pritet të ndodhë.

“Arrest shtëpie do të thotë që do të qëndrojë në banesën ku jeton, ku është i regjistruar në gjendjen civile dhe ku ka disa kushte të caktuara për të jetuar. Kjo pasi nuk dihet se sa zgjat procesi. Nëse e thyen masën e sigurisë arrest shtëpie, prokuroria përcakton një masë sigurie më të rëndë. Mendoj se nuk do shkojmë deri në këtë skenar, është jo jonormal qoftë për Berishën, qoftë për prokurorinë.

Çdo politikan mund të ketë rezervat e tij për drejtësinë, por në një farë forme Berisha u është përgjigjur duke çuar avokatë, edhe pse në mënyrën si është sjellë lidhet me mënyrën si u vendos masa e parë detyrim paraqitje pa respektuar kuvendin”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026