Berisha: Dosja e Edi Ramës po bëhet çdo ditë e më e zezë nga hetimi i FBI

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sali Berisha e ka cilësuar përmendjen e kryeministrit Rama në dosjen e Deripaskës dhe McGonigal si “superskandalin e shekullit”.

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Berisha tha se çështja McGonigal sa vjen e nxihet më shumë. Ai shtoi se kryeministrit Rama do t’i numërohen të gjitha veprimet gjatë mocionit të së enjtes në parlament.

“Sot ne mblidhemi në prag të mocionit për Edvin Gonigalin, i cili bëri gjithçka që të sabotojë këtë mocion, që të fshihet nga superskandali i shekullit, nga ‘Uotergejti’ i shekullit të 21, por një gjë i garantoj shqiptarëve se dosja e tij po bëhet gjithnjë e më e zezë nga hetimi shumë serioz që bën FBI dhe Kongresi i SHBA.

- Advertisement -

Edi Rama në këtë dosje, rreshtohet me Deripaskën dhe McGonigal. Rreshtohet si një person që i lejoi vetes një akt të cilin mund ta ndërmerrte vetëm biri shpirtëror i Enver Hoxhës, apo i Kim Jon Un. Pra rreshtohet me ata persona që nga urrejtja apo shkaqe të tjera nuk njohin asnjë kufi në akte dhe veprime të tyre kundër SHBA.

Në memorien e kohërave ky akt do të nxijë gjithnjë e më shumë. Përmasat e superskandalit Rama-McGonigal në Shqipëri bëhen çdo ditë më kundërmuese e më të mëdha e më të zeza.

Unë kam bindjen se nesër në parlament atij do t’i numërohen në sy një për një e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ai ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën më sensitive të sigurisë së SHBA, dhe shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet.

Shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet, duhet të njihen me qindra e qindra denoncime të mediave Amerika, europiane, botërore të cilat dilnin tre personazhe të zeza; Oleg Deripaska në njërën anë, McGonigal tradhtari i SHBA në anën tjetër, dhe Edi Rama supermafioz.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Sot, ​Dita Botërore e Oqeaneve

Dita Botërore e Oqeaneve, në 8 qershor, është caktuar nga Kombet e Bashkuara për të mbrojtur oqeanet. Njerëzit në mbarë planetin organizojnë festime për të...

“Bruksizmi mund të lërë pa dhëmbë”, stomatologu: Shkakton thyerje dhe gërryerje

Stomatologu Besnik Sadikaj tha se bruksizmi është një sëmundje e cila mund të shkaktojë shumë probleme te pacientët. I ftuar në “Good Morning Albanians”, ai...

Studimi: Rreth 50% e fëmijëve vuajnë nga bruksizmi i gjumit

Bruksizmi i gjumit është kërcitja e dhëmbëve që ndodh gjatë gjumit dhe karakterizohet nga lëvizja e muskujve përgjegjës për përtypjen. Bruksizmi i gjumit dhe...

TË FUNDIT

Senatorët: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, rrezikohen marrëdhëniet me SHBA

Një grup senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, thanë të mërkurën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar...

Deputeti i PD: Po më akuzojnë se dua të çoj partinë te Berisha, por ja e vërteta

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja tha në emisionin Now në Euronews Albania se PD duhet të ndahet një herë e mirë nga modeli...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×