Berisha e konfirmon: Këlliçi ka shprehur dëshirën për të kandiduar përballë Veliajt
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar lajmin se deputeti demokrat, Belind Këlliçi synon të garojë përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Berisha nënvizoi se kandidati duhet të dalë përmes procesit të primareve.
“Siç e dini, kandidati për qytetar të parë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, do të dalin nga primaret. Unë përgëzoj të gjithë ata, që vendosin të provohen në një garë të pashembullt ndonjëherë në historinë e këtij vendit, që synon t’i japë fund kryetarokracisë. Zoti Këlliçi ka shprehur dëshirën, është njëri nga ata që ka shprehur dëshirën dhe unë e përgëzoj plotësisht.
Sikundër përgëzoj secilin personalitet të partisë ose të Shoqërisë Civile, që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës apo funksione të tjera”, theksoi kryedemokrati.
Burime për Euronews Albania bënë me dije se Belind Këlliçi është gati të shpalosë kandidaturën për kreun e Bashkisë së Tiranës. Këlliçi pritet të dorëzojë kandidaturën pasdite e sotme.
Ndërsa, mesditën e sotme, Meta dhe Berisha firmosën marrëveshjen për zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm.
Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, Meta dhe Berisha dakordësohen në 6 pika, midis të tjera nënvizohet se në zgjedhje do të hyjnë me kandidatë të përbashkët.
Po kështu, Këshillat Bashkiakë, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:39 Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore