“Berisha-Gonzato”, ambasadori gjerman: Mbështesim qëndrimin e komisioneres Kos

6 Nëntor 2025 | 20:09

Pas reagimit të Komisioneres së BE-së, Marta Kos, lidhur me deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner.

Ai theksoi se ambasada gjermane mbështet deklaratat e Komisioneres Kos, duke theksuar se të drejtat e barabarta dhe ndalimi i diskriminimit në bazë të identitetit gjinor dhe orientimit seksual nuk janë interesa të caktuara, por janë thelbësore për të drejtat e njeriut dhe vlerat evropiane.

“Unë ndaj plotësisht mendimin e Komisioneres për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos. Të drejtat e barabarta dhe ndalimi i diskriminimit në bazë të gjinisë, identitetit gjinor dhe orientimit seksual nuk janë interesa të caktuara. Ato janë pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut dhe e vlerave evropiane”, u shpreh Bergner.

Ky reagim vjen pas polemikave të shkaktuara nga Berisha, i cili në një seancë parlamentare kishte sfiduar ambasadorin Gonzato për qëndrimin e tij mbi projektligjin për barazinë gjinore.

Komisionerja Marta Kos gjithashtu ka reaguar ndaj deklaratave të Berishës duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave të barabarta dhe ndalimit të çdo forme diskriminimi, në përputhje me standardet evropiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026